Datë 11 Maj – Mbledhje e Task-Forcës së menaxhimit të sezonit turistik veror 2019

Prefekti i Qarkut Vlorë ka organizuar mbledhjen e Task – Forcës së Menaxhimit  të sezonit Turistik Veror 2019, me pjesëmarrjen e Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit z. Blendi Klosi, Kryetarëve të Njësive të Qeverisjes Vendore, drejtuesve të institucioneve përfshirëse në task-forcë dhe tur-operatorëve të qarkut.

Prefekti theksoi se nevojitet bashkëpunimi dhe kontributi i të gjithë faktorëve për të patur performancë sa më të lartë, në funksion të të vetmit qëllim, arritjen e një sezoni turistik të qëndrueshëm dhe elitar për vitin 2019, krijimin e Qarkut Vlorë në një destinacion turistik dinjitoz.

Mbledhja u fokusua në ndarjen e detyrave dhe përgjegjësive për çdo insitucion përfshirës në task-forcë, disiplinimin e orareve të gjenerimit të zhurmave. Nisur nga eksperienca e vitit të kaluar, e cila rezultoi e suksesshme, keerkohet nga Njësitee e Qeverisjes Vendore, vendosja e fashës së orareve, aprovuar me Vendim tee Këshillit Bashkiak, dhe hartëzimi i zonave që do të gjenerojnee zhurmë akustike, problematikat e hasura nga tur-operatorët e Qarkut Vlorë, konfirmimi i grupeve të punës për monitorimin dhe kontrollin në terren të mbarëvajtjes së sezonit turistik 2019 për 3 bashkitë Vlorë, Sarandë, Himarë.

Detyrat e lëna do të rishikohen në mbledhjen e ardhshme, e cila do të zhvillohet në bashkinë Himarë.

Mbledhjet e Task –Forcës janë menduar të përfshijnë cdo bashki të qarkut Vlorë për të evidentuar çdo problematikë.