Kontrolle dhe monitorimet në parkun Kombëtar të Llogarasë.

Të mirëmbash një shteg mjedisor. Ky ishte aktiviteti i rradhës për Prefektin e Qarkut Vlore me Administratën e Zonave te Mbrojtura. Shtegu i majës së Qorres një nga shtigjet më të vizitueshëm nga turistët vandas dhe të huaj i njohur dhe si shtegu i aventurës(2020 m lartesi mbi nivelin e detit) ky shteg ofron një pamje 360° të gjirit te Vlorës, Lumit te Vlorës dhe bregdetit Jonian. Kontrolli dhe monitorimet në parkun Kombëtar të Llogarasë krahas riparimit të sinjalistikës orientuese u realizua në bashkëpunim me specialistët e AdZM Vlorë.