Prefekti i Qarkut Vlorë Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore dhe PRO NEWS

Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore dhe PRO NEWS prezantuan sot online para Këshillit të Basenit Ujor Vjosë, projektin në të cilin paraqitet hartëzimi i të gjitha zonave me risk përmbytjesh, në Basenin e Vjosës. Gjatë këtij prezantimi anëtarët e KBU Vjosë u njohën me punën përgatitore 3- vjeçare të PRO NEWS për krijimin e këtij projekti. Këto dokumente do të shërbejnë për vijimin e procesit të krijimit të hartave të riskut nga përmbytjet, të cilat më pas do të përdoren nga këshillat e secilit basen dhe institucionet e tjera përgjegjëse për hartimin e planeve të menaxhimit nga përmbytjet. Prefekti i Qarkut Vlorë sugjeroi që gjatë realizimit të projekteve me rëndësi kombëtare të marrin pjesë më shumë aktor, të merret mendimi i specialistëve lokalë, i popullsisë së këtyre zonave si dhe statistikat në vite të institucioneve lokale.