Prefekti i Qarkut Vlorë ka zhvilluar takim me përfaqësues të institucioneve

Prefekti i Qarkut Vlorë ka zhvilluar takim me përfaqësues të institucioneve, pjesë e Task Forcës kundër kultivimit të kanabisit, me temë diskutimi parandalimin dhe luftimin e lëndëve narkotike. Në këtë takim Prefekti kërkoi rritjen e bashkëpunimit midis institicioneve, duke hartuar planin e masave dhe veprimeve.