Prefekti i Qarkut Vlorë ka zhvilluar takimin e Task Forcës Antikanabis.

Prefekti i Qarkut Vlorë ka zhvilluar takimin e radhës së Task Forcës Antikanabis, me pjesëmarrje të Zv/ministres Rovena Voda, njëkohësisht Kryetare e Task Forcës së Përgjithshme, me pjesëmarrje të gjithë anëtarëve të Task Forcës, prezent në sallë dhe online. Çështjet që u trajtuan konsistojnë në Planin e Veprimit dhe Planin Masave për vitin 2020, duke forcuar bashkëpunimin, bashkërendimin dhe koordinimin midis institucioneve. Çdo institucion është ngarkuar me detyra specifike.