Prefekti i Qarkut Vlorë takim me drejtorët e pyjeve dhe kullotave në 7 bashki të Qarkut Vlorë.

Datë 24 Maj 2019 – Prefekti i Qarkut Vlorë takim me drejtorët e pyjeve dhe kullotave në 7 bashki
Prefekti i Qarkut Vlorë ka zhvilluar mbledhje me rëndësi të vecantë me drejtorët e pyjeve dhe kullotave në 7 bashki të Qarkut Vlorë.
Qarku i Vlorës duhet të karakterizohet nga një bashkëpunim i ngushtë midis të gjitha strukturave për të parandaluar dhe luftuar kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.
Secila struktur ka një funksion të rëndësishëm në këtë aksion, duke përfshirë çdo hallkë të institucioneve, në zinxhirin e kësaj lufte.
Prefekti në fjalën e tij ka cilësuar rëndësinë që ka Task Forca Antikanabis në rrugën drejt Bashkimit Evropian, ndaj bashkëpunimi ndërinstitucional duhet të jetë i ngushtë, serioz dhe me përgjegjësi.