Prefekti i Qarkut Vlorë zhvillon mbledhjen e parë me Organin Këshillues.

Prefekti i Qarkut Vlorë ka zhvilluar mbledhjen e parë të Organit Këshillues me përfaqësi nga drejtues të institucioneve në Qarkun e Vlorë.

Funksioni i Organit Këshillues konsiston, në trajtimin e problemeve  në zbatim të përgjegjësie të Prefektit të Qarkut, me qëllim evidentimin dhe diskutimin e problematikave të ndryshme dhe gjetjen e zgjidhjeve sa më eficente në funksion të rritjes së performancës në punë dhe përmirësimin e jetesës së banorëve të Qarkut.

Prefekti i Qarkut Vlorë ka cilësuar se do të jetë zëri për orientimin e problematikave për tu dhënë zgjidhje nga organet kompetente në strukturat më të larta.