Në kuadër të sezonit turistik, Prefekti i Qarkut Vlorë ka zhvilluar ditën e sotme takim me të gjithë institucionet, pjesë e task-forcës, me qëllim ndarjen e detyrave dhe përgjegjësive për secilin.
Në fjalën e tij Prefekti u përqëndrua në masat që duhen marr për të arritur të kemi plazhe të sigurt, të qetë, me kushtet e duhura higjeno sanitare, si dhe ndjekjen e cdo udhëzimi për trajtimin e ujrave të zeza.
Grupi I punës ndërkohë duhet të parapërgatitet, për takimin e Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit që do të zhvillohet në advancë, me pjesëmarrje të Ministrit të Brendshëm dhe min. të Turizmit dhe Mjedisit, të cilët paraprakisht kanë lënë detyra të gjithë institucioneve për një sezon te qetë, të qëndrueshëm, të sigurtë.
Prefekti kërkoi gjithashtu një listë të subjekteve të cilët janë licensur nga Bashkia Vlorë për operimin e stacion-plazhe, si dhe një listë të subjekteve të cilët nuk janë licensuar, shoqëruar me arsyet perrkatëse.
Grupi I punës së Task-Forcës do të ketë një rregullore të brendshme, e cila do të shërbejë edhe për sezonet e ardhshme turistike.