Zëvendëskryeministrja Znj. Senida Mesi ka qenë prezent në Vlorë, me një axhendë të ngjeshur takimesh. Në takimet e parashikuara zv/kryeministrja ka qenë e shoqëruar nga krerët e institucioneve kryesore të Qarkut Vlorë si Prefekti i Qarkut Vlorë Z. Flamur Mamaj, Kryetari i Bashkisë Vlorë Z. Dritan Leli dhe deputetët e qarkut Vlorë.
Takimi i parë i Zv/kryeministres është zhvilluar në Bashkinë Vlorë, me drejtuesit e institucioneve të shërbimit në Vlorë, dhe jo vetëm, me qëllim vlerësimin e punës për arritjen e objektivave të vendosura, rritjen e përgjegjshmërisë së punonjësve në shërbimin ndaj qytetarëve dhe të paturit të një performance të lartë në zgjidhjen e problematikave të qytetarëve, duke shmangur burokracitë apo zgjatjen e tyre në kohë dhe ofrimin e një shërbimi cilësor.
Gjatë takimit Drejtuesit e institucioneve shprehën shqetësimet dhe problematikat e tyre, të hasura gjatë procesit të punës, me qëllim zgjidhjen e tyre dhe rritje të performancës në punë.
Prefekti i Qarkut Vlorë Z. Flamur Mamaj shprehu rëndësinë që ka për mbarëvajtjen e punës, dërgimi i raporteve të përmuajshme nga cdo institucion tek Prefekti, me qëllim vlerësimin e punës së zhvilluar nga cdo institucion, në përputhje me direktivat e dhëna nga qeveria shqiptare.
Përmbushja e prioriteteve të qeverisë, është shumë e rëndësishme, ndaj cdo institucion duhet të punojë fort në arritjen e një performance të lartë, në vecanti institucionet që kanë lidhje të drejtepërdrejtë me aksionin e ujit, luftën kundër kanabisit si dhe parandalimin dhe menaxhimin e emergjencave civile.
Raporti i përmuajshëm i cdo institucioni është vlerësuar nga Prefekti me një rëndësi të vecantë, dhe se ka vend për përmirësim.
Takimin e dytë zv/kryeministrja, Kryetari I Bashkisë, Prefekti i Qarkut dhe deputetët e zhvilluan me drejtuesin e institucionit të ZVRPP Vlorë Z. Sokol Banaj, për rëndësinë dhe problematikat e mbartura ne kohë në këtë institucion.
Puna në ZVRPP Vlorë ka ecur me ritme të shpejta muajt e fundit, duke bërë që të ketë rritje të performancës së këtij institucioni, por zgjidhja e problemeve të mbartura prej kohësh lidhur me pronat mbetet ende prioritet i ZVRPP Vlorë, bazuar edhe në direktivat dhe objektivat e qeverisë.
Problem që duhet të zgjidhet është shërbimi ndaj qytetarëve kryesisht evitimi i vonesave për marrjen e dokumenteve të pronësisë.
Takimi I tretë u zhvillua në ambjentete e Univeristetit ‘Ismail Qemali’ Vlorë, ku u diskutua rreth ‘Objektivave të zhvillit të qëndrueshëm’, një tjetër prioritet i qeverisë shqiptare dhe OKB, për përmbushjen e objektivave që përfshin “Axhenda 2030 për zhvillim të qëndrueshëm”.
Në panel për diskutim ishin pjesëmarës dhe folës zv/kryeministrja Znj. Senida Mesi, përfaqësues i UNDP Z. Brian J. Williams, deputetja Znj. Vilma Bello, Rektori i Univerisitetit ‘Ismail Qemali’ Z. Roland Zisi.
Prezentë në sallë ishin Prefekti i Qarkut Z. Flamur Mamaj, deputetët Z. Vullnet Sinaj, Z. Edmond Leka, Z. Fate Velaj si dhe lektorë dhe auditor.
Gjatë takimit u vu theksi në rëndësinë që ka për shoqërinë e vendit tonë aplikimi i objektivave që përfshin axhenda 2030 për zhvillim të qëndrueshëm.
Në fund të takimit auditori u përfshi në bërjen e pyetjeve rreth “axhenda 2030 për zhvillim të qëndrueshëm’, me përgjigje nga zv/kryeministrja dhe/ose përfaqësuesi i UNDP.