Në kuadër të nismës së Qeverisë shqiptare për gjelberimin e kurorave në të gjithë vendin janë zhvilluar sot një sërë aktivitetesh, me impakt të jashtëzakonshëm tek qytetarët dhe mjedisi. Prezent ka qenë Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Z. Blendi Klosi, dy zëvendësministrat Z. Hajrulla Ceku dhe Znj. Ornela Cuci, Prefekti i Qarkut Vlorë, Kryetari e Bashkisë Vlorës dhe drejtues të institucioneve.
Prefekti i Qarkut Vlorë, në një koordinim edhe me Bashkinë e Vlorës dhe drejtuesit e institucioneve kanë marr nismën për të siguruar rreth 15 mijë fidanë dekorues për ti mbjellë në kurorat e gjelbra, me qëllim dhënien e kontributit në gjelbërimin e mjedisit.
Në fjalën e tij, Prefekti i Qarkut Vlorë shprehu rëndësinë qe pemët kanë në mjedis dhe ekosistem, si dhe vlerësoi bashkëpunimin e Kryetarit të Bashkisë dhe drejtuesit e institucioneve, për ta bërë ketë nismë shembull të qytetarisë dhe mënyrës se si duhet të sillemi ndaj natyrës.
Kjo nismë u përshëndet edhe nga Ministri Klosi, i cili vuri theksin në abuzimet që janë bërë ndër vite me prerjen e pemëve dhe impaktin pozitiv që do të ketë në mjedis projekti i kurorave të gjelbra.
Prefekti dhe pjesëmarësit mbollën pemët e para, në zonën informale në Jalli të Nartës, që do të pasojë me mbjelljen e rreth 15 mijë pemëve të tjera në vazhdim.
Ndërkohë një projekt I Bashkisë, mbështetur si nismë edhe nga Prefekti i Qarkut Vlorë dhe nga qeveria shqiptare, konsistoi në dhurimin e 50 mijë fidanë ullinj tek qytetarët që banojnë në zona informale.
Dhurimi i fidanëve u bë tek cdo qytetar, që dëshiron të ketë në oborrin e vet pemë, jo vetëm të gjelbra por edhe me të mira materiale, sic është ulliri.
Dhurimi i 50 mijë fidanë ulli u vlerësua nga të gjithë qytetarët për rëndësinë që ka në mjedis dhe ekonomi.