Posted By akshiAdmin
Konkretizimi i projektit ambicioz në rrjetin e Ujësjellës sh.a për furnizimin me ujë të pijshëm 24 orë për zonat Orikum, Dukat, Tragjas, Jonufër, Radhimë.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Bashkia Vlorë, Prefekti i Qarkut Vlorë, Ujësjellës sh.a dhe përfaqësues të FSHZH, kanë organizuar një takim tejet të rëndësishëm lidhur me një projekt ambicioz në sektorin e ujit.

Pas takimeve të vazhdueshme me banorët e zonave Orikum, Dukat, Tragjas, Jonufër, Radhimë lidhur me problematikat në rrjetin e shpërnarjes së ujit, është bërë i mundur konkretizimi i një projekti ambicioz me qëllim furnizimin me ujë të pijshëm në 24 orë, të këtyre zonave, të njohura deri më tani me probleme të shumta në sektorin e ujit. Ky projekt tashmë ka nisur diskutimin dhe është në fazën e studimit dhe financimi i tij do të bëhet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

.