Inspektim i punimeve në infrastrukturë – Plazhi i Vjetër
Prefekti i Qarkut Vlorë Flamur Mamaj dhe kryetari i Këshillit të Qarkut Ervis Moçka kanë shoqëruar Kreun e Bashkisë Vlorë Dritan Leli për të inspektuar punimet që po kryhen në Rrugën e Plazhit të vjetër.
Nga vëzhgimi në terren u vu re se punimet po kryhen me ritme të shpejta dhe se asfaltimi i rrugës do të jetë brenda afatit të përcaktuar kohor dhe me standartet e parashikuara.
Shtrimi i tapetit të asfaltit është edhe faza finale e punimeve në këtë aks, ndërkohë që pajisja me një sistem të ri në kanalizime e ka bërë këtë rrugë ndër më cilësoret, me parametra bashkëkohor.
Pas përfundimit final të asfaltimit, do të vijojë investimi në sistemin e ndricimit, do të instalohen 150 shtylla ndricimi ndërsa akses do ti jepet dhe gjelbërimit.