Institucioni i Prefektit të Qarkut Vlorë ka qenë sot në shënjestër të militantëve të Partisë Demokratike Vlorë duke pasur qëllim cënimin e punës së përditshme dhe qetësinë publike.
Në një kohë kur Prefekti i Qarkut Flamur Mamaj është I angazhuar në takime në të gjithë Qarkun me qëllim monitorimin dhe koordinimin e punës për mbarëvajtje të aksionit të pastrimit për një Shqipëri më të pastër dhe sezon turistik me standarte evropiane, një grup militantësh të opozitës janë mbledhur para institucionit me qëllim protestim për zbatimin e ligjit.
Java e Tokës ka angazhuar në terren për pastrim të territorit nga mbetje te grumbulluara, shqiptarë nga I gjithë vendi, të rinj, ambjentalistë, shoqëri civile, punonjës të institucioneve, biznes duke shndërruar vetëm në një javë fytyrën e Shqipërisë. Nga ana tjetër opozita, njëjtë sikurse ka bërë për vite me radhë kërkon të ndot me miell, vezë e shashka institucionet ku zbatohet ligji dhe punohet për mirëqënien e vendit.
Në një kohë kur Bashkimi Evropian vlerëson punën e bërë në Shqipëri duke dhënë dritën jeshile për integrimin në BE, nje grup militantësh të opozitës kërkojnë ende që Shqipëria të jetë kaos, te digjet e shkatërohet dhe në fund të mos dënohen, sikurse ka ndodhur për vite me radhë.
Prefekti I Qarkut Vlorë mbështet protestat e bazuara mbi vlerë dhe që kanë qëllim rritjen e mirreqënies kombëtare dhe prosperitetin e kombit, por kurrsesi nuk mund të përshëndesim protesta të tilla, të cilat nuk mbështeten as nga qytetarët e ndershëm e as nga biznesi. Biznesi nuk bën kompromis dhe nuk mbështet organizime të tilla.
Ka marr fund një herë dhe përgjithmonë koha kur institucioni ishte peng i krimit, sot institucionet janë të qytetarëve.
Ne jemi këtu, për të punuar për një shërbim më të mirë ndaj qytetarëve, për zhvillim më të qendrueshëm të turizmit dhe jo vetëm, për të luftuar kanabisin, dhe për të hartuar plane afatgjata zhvillimi të vendit.
Qytetarët e ndershëm e kanë dhënë verdiktin e tyre me votë dhe besim të vazhdueshëm për cdo investim, projekt, aksion dhe plan zhvillimor.
Askush nuk mund të jetë mbi zbatimin e ligjit.