Prefekti I Qarkut Vlorë ka zhvilluar ditën e sotme nje takim të një rëndësie të vecantë me pjesëmarrjen e Kryetarit të Këshillit të Qarkut Vlorë, Kryetarin e Bashkisë Selenicë dhe grupin e Emergjencave Civile lidhur me situatën aktuale në Bashkinë Selenicë dhe fshatrat përreth, dhe diskutimin e planit të masave për shmangien, evidentimin me precedimin në rast të zjarreve.
Pika e parë e diskutuar në mbledhje, konsistonte në marrjen e masave dhe realizimin e planit për parandalim të zjarreve, me qëllim pasjen e një sezoni turistik pa zjarre.
Bazuar nga eksperienca e hidhur e viteve të kaluara, ku për shkak të temperaturave të larta ka pasur raste të shpeshta zjarresh, këtë sezon veror duhet të jemi të përgatitur që në rastin më të mirë të shmangim zjarret, por edhe të kemi një menaxhim të mirë të shuarjes së tyre. Njëkohësisht janë dhënë udhëzimet për procedurën që duhet ndjekur në rastet kur zjarri është shumë I madh dhe nuk përballohet dot nga forcat apo mjetet e bashkive.
Duke shfrytëzuar këtë takim, nisur nga aktiviteti I ngeshur që kanë njësitë në këtë sezon, Prefekti njohu të pranishmit me masat dhe punën e bërë nga institucioni I prefektit lidhur me parandalimin dhe menaxhimin e situatave të zjarreve, e krijuar si pasojë e temperaturave te larta.
Institucioni I Prefektit ka punuar dhe ka dërguar në struktura që përballojnë fikjen e zjarreve:
Planin e masave
Planin e veprimeve
Planin e gatishmërisë
Është kërkuar nga MM mbështetja me mjete zjarrfikëse stacionare (Llogora, Suri I Kaltër, Rrëzomë).
Njësive Bashkia Vlorë, Bashkia Finiq dhe Bashkia Delvinë është kërkuar hartimi I planeve specifike për zonat e mbrojtura
Pika e dytë e diskutimit në mbledhje I referohej situatës pas tërmeteve në Bashkinë Selenicë dhe fshatarat e Vlorës.
Prefekti Mamaj ka kaluar disa ditë në terren si pasojë e tërmeteve të shpeshtë të cilët kanë nisur në datë 14 Maj dhe kanë vazhduar me intensitet deri në date 19 Maj, duke qenë prezent në zonat të cilat paraqesnin rrezik të lartë për zonën dhe banorët. Gjatë kësaj kohe, Prefekti Mamaj I shoqëruar edhe nga Kryetari I Bashkisë Selenicë ka evidentuar rastet më emergjente të banesave të dëmtuara. Gjatë mbledhjes me vendim unanim është përpiluar projekt ligji, në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmetet, për pajisje me 10 cadra familjare dhe ushqime, të cilat do të menaxhohen nga Bashkia Selenicë, drejtuar Drejtorisë së Pergjithshme të Emergjencave Civile.
Në fjalën e tij, në një përmbledhje të situatës pas tërmeteve Prefekti u shpreh se gjendja aktuale është pa dëme në jetë njerëzish, pa dëme në gjënë e gjalë, nuk ka pasur mungesë të energjisë elektrike për asnje moment. Më të dëmtuara janë banesa në fshatin Bashaj (3 banesa), Matogjin (6 banesa) dhe Vërmik (7 banesa), bllokimi I rrugës Bashaj – Vërmik. Prefekti përmbylli këtë pikë diskutimi duke theksuar rëndësinë që ka konstatimi dhe verifikimi real në terren për cdo banesë të dëmtuar, me qëllim shmangien e abuzimeve, si dhe plotësimi I formularit nga cdo familje, shoqëruar me fot të shtëpisë së dëmtuar.