Sezoni turistik 2018 ka marr një vëmendje të vecantë përgjatë gjithë këtyre muajve, duke u përqëndruar në takime të ngjeshura dhe në punë të jashtëzakonshme.
Ky sezon turistik për Qarkun e Vlorës ka një rëndësi të vecantë për potencialet që zotëron, kryesisht në natyrë, dhënë vlerë edhe nga investimet e jashtëzakonshme që qeveria shqiptare ka bërë vitet e fundit në Qarkun e Vlorës dhe më gjerë.
Për të patur performancë sa më të lartë të të gjithë faktorëve, në funksion të të vetmit qëllim, arritjen e një sezoni turistik në nivele sa më të larta, Prefekti i Qarkut Vlorë prej disa muajsh tashmë ka patur në qendër të vëmendjes mbikqyrjen dhe drejtimin e punës në realizimin dhe përmbushjen e detyrave të paracaktuara, në përputhje me udhëzimet e dhëna edhe nga qeveria shqiptare, ndaj si institucioni që koordinon punën për të patur një sezon turistik sa më të mbarë, Prefekti Mamaj ka zhvilluar mbledhjen e radhës në Himarë me përfaqësues të Task-Forcës së Turizmit.
Taskforca është nën drjtimin e Prefektit të Qarkut dhe është prioritet përmirësimi i sektorit të turizmit në Qarkun Vlorë.
Në fjalën e tij Prefekti theksoi se është bërë evidentimi i stacioneve të plazhit dhe zonave që gjenerojnë zhurmë, në bashkëpunim me organet e vetqeverisjes vendore, është kërkuar zbatimi me përpikmëri dhe përgjegjshmëri të V.K.M-se nr. 369, datë 18.05.2016 neni 6 pika3.
Nga Task-Forca kërkohet në vijim:
- Miratimin e koridoreve ujore, vendbazimet e mjeteve lundruese
- Vendosjen e sinjlistikës në akset rrugore dhe stacionet e plazheve
- Vendosjen e fashës së orareve që do të gjenerohet zhurmë akustike nga subjektet private
- Lejet për zonat që mund të gjenerojnë zhurmë, jashtë orarit të përcaktuar
- Të shmanget cdo lloj diferencim në biznese për lejimin e gjenerimit të zhurmës
Të gjithë institucionet, pjesë e Task-Forcës duhet të konfigurojnë grupet e punës në terren.
Puna e bërë deri më tani nga Prefekti i Qarkut dhe që do të vijojë me intensitet në vazhdim.
Suksesi ynë në këtë sezon turistik duhet të përkthehet në turistë të kënaqur, të cilët do të rikthehen sërish në Shqipëri për pushime verore dhe dimërore, duke arritur synimin e të paturit turizëm gjithvjetor. Turistët e kënaqur do të jenë promotorët tanë, të cilët jo vetëm që do të rikthehen, por do të ftojnë miqtë e tyre të vijnë në Shqipëri, duke e shumfishuar numrin e turistëve nga viti në vit, dhe ne duke qenë në shërbim të tyre do të përfitojmë shtim të subjekteve ekonomike, vende të reja pune dhe rritje ekonomie – u shpreh Prefekti Mamaj.