Antikanabisi: Prefekti i Qarkut Vlorë zhvilloi në Selenicë takimin e radhës të Task-Forcës së Antikanabisit, më datë 27.03.2018, në orën 11:008, për sensibilizilim e fermereve, komunitetit dhe kryepleqve.
Me pjesmarrjen e Kryetarit te Bashkisë Selenicë, Zv/Kryetarit dhe Drejtoritë të Policisë Vendore Vlorë, Administratorët e Njësive Vendore, Kryetarët e Fshatrave.
Në takim u trajtua problematikat dhe masat që do të merreshin, në rast se do të konstatohej kultivimi i lëndëve narkotike, pasi Policia e Shtetit është e vendosur, që për vitin 2018, nuk do të toleroj asnjë rast dhe se sduhet të ketë kultivim fare.
Prefekti Qarkut Vlorë u theksoi të pranishmëve programin e qeverisë, që fenomeni i kultivimit duhet të marri fund njëherë e përgjithmonë. Nëse ndonjë person i caktuar, do të guxoj do përballet me ligjin. Prefekti i këshilloi të pranishmëve, që në rast se do të dyshonin tek autoritet e policisë, të denonconin në Portalin e Bashkëqeverisjes, për të ruajtjur anonimatin e tyre, pasi ky portal është garant i privacy të tyre. I sugjeroi të gjithë aktorëve dhe faktorëve, që mos ta humbasin vigjilencë sepse të gjithë jemi përgjegjës, përsa na ngarkon me përgjegjëshmëri Plani-Veprimit 2017-2020.
Drejtori i Policisë Vendore vendosi në dispozicion numrin e tij të telefonit, në rast se Kryetarët e Fshatarave dhe Administratorët e Njësive, do të dyshonin se ata nuk ishin njerëz të besuar. Drejtori i garantoi se në asnjë moment siguria e tyre do të kanosej nga ndonjë grup kriminal sepse i kanë të evidentuar njerëzit që janë kontigjent, për kultivim në zonat sensitive. Përsa i përket territorit kodrinor dhe malor, që me vështirësi mund të inspektohet, Drejtori i Policisë, duke i qetësuar pjesëmarrësit në takim, u shpreh së në Drejtorinë e Policisë Vlorë ka mbritur një dron që do monitoroj zonat me reliev të thyer.
Kryetarët e fshatrave që në zonën e tyre të administrimit kanë pyje, kërkuan që gjatë inspektimit të territorit të ishin në grup, ku në përbërje të tij, të ishin të pranishëm, një inspektor Pyjesh dhe një Inspektor Policie. Bashkia Selenicë ka hapësirën më të madhe territoriale dhe zonat më me risk kultivimi të kanabisit dhe kërkonin institucionet të ishin gjithmonë prezent.
Me këtë rast u zhvillua dhe një aktivitet sportiv, me skuadra futbolli midis institucione, ku ndeshja e parë ishte midis Drejtorise Së Kufirit dhe Migracionit dhe Prefekturës së Qarkut Vlorë. Nga Drejtoria e Policisë Vendore është hartuar një kalendar me ndeshjet qe do të zhvillohen në vijim. |
Marzo 27, 2018
Posted By
akshiAdmin
Antikanabisi