Posted By akshiAdmin
Basenet, Takim në Gjirokastër

Në zbatim të urdhrit të Kryeministrit Nr. 228, datë 01.12.2017 dhe të planveprimit të grupit vendor “Për ngritjen e grupit qëndror ndërinstitucional të punësdhe grupeve vendore të punës për ndërhyrjen ndaj shfrytëzimit dhe gërryerjes së brigjeve dhe shtretërve të lumenjve”, Prefekti I Qarkut Vlorë, në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Basenit të Vjosës, ka organizuar një takim në institucionin e Prefektit të Qarkut Gjirokastër, me pjesëmarrje të Prefektit të Qarkut Fier dhe Gjirokastër.

Gjithashtu të pranishëm në këtë takim ishin edhe Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve, përfaqësuesi i Drejtorisë së Policisë Vendore, IKMT,  drejtuesit e Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe Inspektoriatit Shtetëror të Ujrave, si dhe përfaqësues të subjekteve që shfrytëzojnë inertet e lumenjve të basenit Vjosë.

Në fjalën e  tij Prefekti u shpreh se shfrytëzimi pa kriter I inerteve lumore gjatë këtyre viteve, ka sjellë një degradim të vazhdueshëm të lumenjve në vendin tonë, I cili po ndikon në prishjen e ekuilibrave mjedisorë, rritjen e shkallës së erozionit dhe rritjen  e riskut nga përmbytjet. Raporte dhe studime të ndryshme e evidentojnë këtë shqetësim dhe kërkojnë marrjen e masave, për të mos patur pasoja të parikuperueshme.

Për  mirëmenaxhimin e burimeve ujore, si një pasuri e rëndësishme kombëtare ka ardhur moment që ti jepet fund veprimtarisë së paligjshme të cilat kanë shkatëruar basenet ndaj duhen marr masa për ndalimin e shfrytëzimit dhe gërryerjes së shtretërve dhe brigjeve të lumenjve.

Prefekti Mamaj cilësoi gjithashtu se qëllimi nuk është gjobitja e bizneseve, por bashkëpunimi me ta, në zbatim të urdhrit të Kryeministrit.

Tashmë ka nisur marrja e masave konkrete pasi gjatë këtij takimi është ngritur grupi i punës i cili do të punojë ditët e ardhshme për evidentimin e të gjithë firmave të ligjshme dhe të paligjshme që shfrytëzojnë materialet inerte në basenin e Vjosës si dhe llogaritjen e pagesës së rentës minerare në Drejtorinë e Tatimeve nga këto subjekte.