Posted By akshiAdmin
Gjatë takimit me përfaqësues të institucioneve të Policisë së Shtetit

Në datë 03.04.2018 në Njësinë Administrative Orikum u zhvillua aktiviteti ndërgjegjësues së Task-Forcës së Antikanbisit, me praninë e Prefektit të Qarkut Vlorë, përfaqësues të Bashkisë Vlorë,(Administratori i Njësisë Orikum dhe Kryetarët e Fshatrave), Drejtoria Vendore e Policisë, Administrata e Zonave të Mbrojtura.

Në takim u theksuan masat që po merren nga administratori dhe kryepleqtë në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, si dhe identifikimi i personave që munden të jenë potencial kultivues, duke i vrojtuar të gjitha lëvizjet e tyre.

Problematik e madhe për ata, ishte mungesa e personelit për të pasur nën kontroll të gjithë territorin, njëkohësisht dhe kultimi i kanabisit në zonat me risk zjarri, si dhe zonat e kullotave të dhëna me qera nga bashkitë.

Prefekti i Qarkut në ligjiratën e tij shprehu, se kryepleqtë do të kenë mbështetjen e të gjithë organeve që u garantojnë atyre sigurinë dhe pacënueshmërinë në ushtrimin e aktivitetit  të tyre, duke i garantuar që nuk do i kanoset askujt siguria, por mos ta humbasin kurrë vigjilencën.

Prefekti duke i’u drejtuar të pranishmëve, u shpreh se do ti vendos në dispozicion informacione për parcelat e kullotave të marra me qera nga subjete private.

U zhvillua dhe ndeshja e futbollit midis skuadrës së Institucionit të Prefektit dhe DVP Vlorë, duke e vazhduar traditën e përcjelles së mesazhi social, duke afruar më shumë të rinjtë pranë institucioneve shtetërore.