Posted By akshiAdmin
Kampionati i Volejbollit-Fushatë Sensibilizuese

Në kuadër të fushatës sensibilizuese në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit e lëndëve narkotike, Prefekti I Qarkut Vlorë në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë dhe Drejtorine Arsimore Rajonale, kanë organizuar Kampinonatin e Volejbollit midis të rinjve në shkollat e mesme të qytetit.

Në fjalën e tij Prefekti Mamaj, shprehu rëndësine që ka sidomos tek të rinjtë, qasja e tyre me sportin, si një mënyrë e mire për të jetuar shëndetshëm, dhe për të kaluar kohë produktive.

Të rinjtë janë më të rrezikuar të bëhen përdorues të drograve të ndryshme, ndaj përfshirja e tyre në sporte është mënyra më e mirë për ti mbajtur të angazhuar.