Grupi mi ngitur nën kujdesin e Prefektit të Qarkut Vlorë, ka zhvilluar kontrroll fizik për subjektet që kanë ushtruar aktivitet në basenin e lumit Vjosë në Urën e Novoselës Fratar.
Gjatë kontrrollit të subjekteve të mësipërme u gjetën në vendgrumbullimet e inerteve vetëm subjektet ADF Romes dhe Benland shpk të cilat ushtronin aktivitetin e tyre me grumbullimet e hershme.
Në cdo subjekt u realizua kontakt me lidhje telefonike dhe pas kontrrollit u plotësua procesverbali I aprovuar nga Këshilli I Basenit.
Gjatë inspektimit në terren u konstatua edhe një subjekt I cili po instalonte një lavatrice të re, dhe në pretendimin e tij ishte duke e cmontuar. Stafi njoftoi punonjësit e policisë për të marr masat sikurse parashikohen për këtë rast.
Të gjithë subjektet u njohën në mënyrë të qartë me hapat që duhet të ndërmarrin në vijim, me qëllim përmbushjen e urdhrit 228 të Kryeministrit.