Posted By akshiAdmin
Kryeministri Rama viziton Shkollën Industriale “Pavarësia” Vlorë

Në kuadër të realizimit të strategjisë për nxitjen e arsimit professional dhe politikave për punësim Kryeministri i Shqipërisë, Z. Edi Rama, shoqëruar edhe nga përfaqësues të tjerë të qeverisë, Kryetari i Bashkisë Vlorë, Prefekti i Qarkut Vlorë, deputet dhe drejtues të institucioneve që lidhen me punësimin dhe formimin profesional, kanë vizituar Shkollën Industriale “Pavarësia” Vlorë.

Vizita kishte për qëllim njohjen me risitë e shkollës, duke nisur nga klasat e laboratorët modernë, metodat që e bëjnë mësimin tërheqës, modelet e praktikave profesionale në biznes, e deri tek përshtatja e profileve të shkollës për t’i shërbyer nevojave të tregut.