Prefekti i Qarkut Vlorë Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore dhe PRO NEWS

Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore dhe PRO NEWS prezantuan sot online para Këshillit të Basenit Ujor Vjosë, projektin në të cilin paraqitet hartëzimi i të gjitha zonave me risk përmbytjesh, në Basenin e Vjosës.
Gjatë këtij prezantimi anëtarët e KBU Vjosë u njohën me punën përgatitore 3- vjeçare të PRO NEWS për krijimin e këtij projekti.
Këto dokumente do të shërbejnë për vijimin e procesit të krijimit të hartave të riskut nga përmbytjet, të cilat më pas do të përdoren nga këshillat e secilit basen dhe institucionet e tjera përgjegjëse për hartimin e planeve të menaxhimit nga përmbytjet.
Prefekti i Qarkut Vlorë sugjeroi që gjatë realizimit të projekteve me rëndësi kombëtare të marrin pjesë më shumë aktor, të merret mendimi i specialistëve lokalë, i popullsisë së këtyre zonave si dhe statistikat në vite të institucioneve lokale.

WhatsApp Image 2020-05-26 at 19.22.35
WhatsApp Image 2020-05-26 at 19.22.35 (1)
WhatsApp Image 2020-05-26 at 19.22.34
WhatsApp Image 2020-05-26 at 19.22.33
WhatsApp Image 2020-05-26 at 19.22.33 (1)