Prefekti i Qarkut Vlorë, drejtoi mbledhjen online të Komitetit të Menaxhimit të Peizazhit të Mbrojtur Vjosë .

Prefekti i Qarkut Vlorë, drejtoi mbledhjen online të Komitetit të Menaxhimit të Peizazhit të Mbrojtur Vjosë – Nartë. Fokusi i mbledhjes konsistoi në informimin dhe përfshirjen e anëtarëve të komitetit të menaxhimit, mbi masat e propozuara për rehabilitimin e pyllit të Sodës, në vijim edhe të peticionit të grupit të organizatave të shoqërisë civile në Vlorë. Në përfundim të mbledhjes, u ra dakort për përcjelljen e rekomandimeve të Komitetit të Menaxhimit në Ministrinë së Turizmit dhe Mjedisit dhe AKZM për:
1. Miratimin e propozimit për ndërhyrje emergjente për rehabilitmin e pyllit, në funksion të parandalimit të dëmtimit nga zjarri. 2. Alokimi i fondeve të dedikuara për studimet dhe investimet e nevojshme për rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e pyllit. 3. Rishikimi i bazës ligjore për ndërhyrjet në rehabilitimin e pyllit në zonat fushore dhe përcaktimi i mënyrës së përdorimit të materialit drusor. 4. Propozimi për kategorizimin e Pyllit të Sodës si Park Bashkiak (Kurora e Gjelbër). Gjithashtu në mbledhje u diskutua dhe rishikimi i përbërjes së Komitetit të Menaxhimit për shkak ristrukturimi të Institucioneve të përfaqësuara në komitet.