Prefekti i Qarkut Vlorë zhvilloi një takim me antarët e Komisionit të Mbrojtjes Civile në Qarkë.

Prefekti i Qarkut Vlorë zhvilloi një takim me antarët e Komisionit të Mbrojtjes Civile në Qarkë duke respektuar protokollet anticovid, ku një pjesë e antarëve ishin të pranishëm në sallë dhe pjesa tjeter ishte online. Temat kryesore për diskutim ishin: – Informimi për situaten në qark, sezonin e verës si dhe situatën covid në territorin e qarkut. – Vleresimi i masave për parandalimin e përmbytjeve në sezonin Vjeshtë-Dimër-Pranverë 2020-2021. – Gjendjen aktuale të kanaleve kulluese, digave, hidrovoreve, furnizimin me energji të tyre si dhe për masat e marra prej tyre si dhe nga nënkontraktorët e mirëmbajtjes së rrugëve për përballimin me sukses të cdo situate. Detyrë kryesore për mirëmenaxhimin e situateve emergjente mbetet koordinimi i të gjitha strukturave përgjegjëse sipas funksioneve të tyre.