Posted By akshiAdmin
Sensibilizim për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe problematikave mjedisore

Sot më datë 10.05.2018 Prefekti i Qarkut Vlorë Z. Flamur Mamaj, mori pjesë në takimin e organizuar nga OSCE Shqipëri në kuadër të informimit mbi parandalimin e kultivimit dhe tregëtimit të lëndëve narkotike, i cili u zhvillua në fshatin Vergo, pranë Njësisë Administrative Vergo, Delvinë.

Të pranishëm në takim ishin Z. Elton Qëndro, Këshillëtari Kombëtar i Programit Qeverisja Vendore dhe Mjedisi, Shefi i Komisariatit të Policisë së Rendit Delvinë, Administratori i Njësisë Administrative Vergo, Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Vlorë, përfaqësuar nga Derjtuesja e Institucionit Zj. Lorela Lazaj, dy Nën prefektët për Sarandën dhe Delvinën, Kryetarët e fshatrave dhe banorë të zonës.

Pas prezantimit të pjesëmarrësve sipas axhendës, dhe qëllimit të zhvillimit të takimit, pjesa më e madhe e kohës në takim ju dedikua seksionit të diskutimit me Kryetarët e fshatrave dhe banorët e zonës. Në një seksion të vecantë u trajtua edhe problematikat që banorët kanë me pronat. Të detajuara diskutimet e ngritura nga secili jepen si më poshtë:

  1. Pipo Cabiri: Kryetari i fshatit Senicë (Rrëzomë)
    • të ardhurat në fshat janë shumë të ulëta. Fshati ka nevojë për fonde dhe për investime.;
    • rruga e cila të con në fshatin Senicë është plotësisht e shkatërruar;
    • Në sipërfaqen time lidhen kontrata për dhënie sipërfaqe për kullotë. Këto të ardhura derdhen në shtet dhe nuk i kthehen fshatit në investime.

 

  1. Erjon Haxhiu: Kryetar i fshatit Rusan
    • Certifikatat e pronësisë nuk janë azhornuar;
    • Territori që unë mbuloj është shumë i gjerë dhe i vështirë për tu kontrolluar. Përgjegjësitë e mija si kryetar janë shumë të mëdha. Propozoj të vendoset një pagë për kryepleqte;

 

  1. Inspektori i tokës, Njësia Administrative Vergo (punon aty prej dy vitesh)
    • Fushat në fshat janë të pa mbjella. Arsyeja është mungesa e ujit në fshat si pasojë e përdorimit të ujit nga hidrocentrali SASA. Sa herë uji përdoret në fshat merret leja nga kjo firmë; Në kontratën e përdorimit thuhet se subjekti nuk duhet të marrë ujë në sezonin e thatësirës. Në Prill ne duhet të fllonojmë mbjelljen dhe nuk ka ujë;
    • I gjithë dokumentacioni që ne disponojmë është i panjëhësuar, pa firmë dhe vulë të njomë. Në 2008 dokumentacioni është dorëzuar dorazi pa procedurë të saktë zyrtare, pa vulë. Asnjë document në sektorin tim nuk është i saktë.

 

  1. Foto Haxhiu: Banor I fshatit Vergo
    • Paguajmë lekët e ujit por nuk kemi ujë të pijshëm. Ujësjellësi ka probleme.

 

  1. Clirim Proda: Sektori pyjor, Bashkia Delvinë
    • Zona e mbrojtur Rezervati Natyror i Menaxhuar është një zonë e gjerë me terren të thyer dhe pa rrugë. I kërkojë administratës së zonave të mbrojtura të konsiderojë rritjen e numrit të specialistëve të cilët mbulojnë këtë zonë;
    • Është problem i madh mos përditësimi i tokës.

 

  1. Kryetari i Fshatit Vergo
    • Është problem për fshatin tonë dëmtimi i katër pritave në lum, të cilët lidhin fshatin me fshatrat kufitare;
    • Vitin e kaluar vuajtëm nga përmbytjet. Kërkoj shtetit të marri parasysh shpërblimin e dëmtimeve nga përmbytjet;

 

  1. Banor (Sarandë, lindur në Vergo)
    • Kërkojë rregullimin e rrugës e cila të sjell në fshatin Vergo. Nuk duam rrugë me asfalt, por të paktën të kalojë një mjet dhe të bëj ngjeshjen dhe sheshimin e gropave;
    • Pas pyetjes së Prefektit se kush është firma që prodhon inerte në zonë, personi përgjigjet Dauti sh.p.k.

 

  1. ………..Xhaferi: Kryetar i fshatit Kalasë
    • Rruga për të shkuar në Kalasë është shumë e dëmtuar
    • Me reformën e re territorial, disa nga parcelat tona iI kanë kaluar Bashkisë Himarë.

 

  1. Gëzim Basho: Kryetari i fshatit Fushë-Vërrinë.
    • Njerzit po largohen nga fshati sepse nuk ka rrugë të shkosh në fshat nuk ka zhvillim. Jemi shumë të interesuar për rrugën Kardhi- Delvinë.

 

  1. Fermer: Vergo
    • Kam dy kontrata kullote në Vergo dhe jam dakort se do të mbaj përgjegjësi për kultivimin e lëndëve narkotike. Por për zjarrin unë nuk jam dakort pasi kushdo mund të hyjë në sipërfaqen time dhe të vendosë zjarrin qëllimisht;
    • Bashkia ka lidhur kontrata për 99 vite dhe unë jam i detyruar të paguaj kontraktuesin sa lekë kërkon ai për të përdorur këtë sipërfaqe. Kjo nuk është normale;
    • Përpara se të shes kecat unë marr vulën apo matrikullimin pa kryer asnjë kontroll në zonë. Këtë punë tani e ka marrë përsipër private dhe paguaj 200 mijë lek për vulën. Për mua njësoj janë si mishi i vulosur edhe ai i pavulosur pasi nuk ka kontroll.

 

  1. Kryetari i fshatit Kopaces (Drejtor i Bujqësisë)
    • Nuk po qëndroj shumë te kultivimi i lëndëve narkotike sepse jam i sigurt se po bashkëpunuam mirë me njëri tjetrin kjo punë është e mbyllur dhe nuk do të ketë probleme;
    • Nuk janë të përditësuara dhe mungojnë dokumentat e njëhësuara;
    • Në lumen kalasë është ndërtuar hidrocentrali SASAJ dhe në kontratë thuhet se subjekti nga muaji Prill – Tetor nuk duhet të marrë ujë nga lumi. Subjekti merr ujë gjatë gjithë vitit dhe ne në verë jemi pa ujë;
    • Kanali I Trushes është ndërtuar I ri së fundmi, është riparuar edhe dy herë dhe prapë nuk funksionon. Është gjynah që këto investime kaq të mëdha shkojnë plotësisht dëm;
    • Rrugët ndërlidhëse midis fshatrave janë plotësisht të amortizuara. Pritat janë një problem shumë I madh pasi 5-6 prj tyre janë jashtë përdorimit;
    • Kullotat verore nuk kanë ujë, nuk ka lera;
    • Institucione të bujqësisë kanë tashmë 2 vite që nuk kanë të drejtë të ushtrojë vaksinimin dhe matrikullimin. Ky proces tani bëhet vetëm nga privati në Vlorë dhe i vetmi për këtë ounë është Sinani. Ky subjekt privt nuk kontrollohet nga sektori i Bujqësisë për cilësinë e punës.

 

  1. Bashkim ………….: Specialist në Blektori.
    • Ka 4-5 vite që blektori bën hapa mbrapa. Skemat mbështetëse të shtetit në blegtori janë denigruese për fshatrat tanë dhe nuk janë konsultuar me ekspertë që e njohin mirë këtë fushë;
    • Shumë nga pagesat rimbursohen vetëm kur ke dorëzuar faturat tatimore. Ku ta gjejmë ne faturën tatimore në fshat. Shumica e blektorëve kanë humbur nga kjo skemë sepse nuk kanë gjetur faturë;
    • Me Vendim të Këshillit të Ministrave për cdo krerë ne paguajmë 100lekë. Me Vendim të këshillit Bashkiak ne paguajmë 5 fish më shumë, 500 lekë. Pse duhet të paguajmë 5 fish?
    • Një certifikatë veterinare më përpara kushtonte 500 lek ndërsa sot kushton 3500 lek.