Posted By akshiAdmin
Takim- Drejtoria e Ujësjellës sh.a.

Prefekti I Qarkut Vlorë takim me të gjithë drejtuesit të Ujësjellës sh.a në Qarkun e Vlorës

Në kuadër të aksionit të furnizimit me ujë të pijshëm, Prefekti I Qarkut Vlorë ka zhvilluar një takim me të gjithë drejtuesit e Ujësjellës sh.a në qarkun e  Vlorës. Mbledhja kishte për qëllim  analizën për ecurinë e aksionit të ujit në Qarkun Vlorë për periudhën 01.02.2018 – 30.04.2018 si dhe pritshmëritë për vazhdimsinë, problematikat dhe vështirësitë e hasura deri tani dhe marrja e masave për zgjidhjen e tyre, përmirësimi I vazhdimësisë së aksionit, realizimi I objektivave të kërkuar brenda afatit të përcaktuar.

Prefekti I Qarkut të Vlorës Flamur Mamaj në fjalën e tij vuri theksin në rolin që Prefekti ka pasur dhe do të ketë në kontrrollin e performancës së Drejtorive të Ujësjellsave, dhe mbështetja e pakushtëzuar për mbarëvajtjen e këtij aksioni.

Pikat më të rëndësishme të diskutuara konsistonin në realizimin e takimeve me bizneset në zonat që konsiderohen problematike, ndryshimi i tarifës në biznese të cilat faturohen si familjarë, matja e ujit të harxhuar me qëllim shmangien e faturimit afrofe kur abonenti ka matës, evidentimin dhe marrjen e masave për institucionet debitore, bizneset me lidhje të paligjshme dhe debitore, abonentët familjarë debitor ose pa kontratë si dhe pajisja me matësa për të gjithë abonentët.

Prefekti I Qarkut Vlorë la afat për të gjithë drejtuesit e Ujësjelës sh.a në rang qarku, që brenda datës 17 Maj të paraqesin të gjitha problematikat e hasura, me qëllim zgjidhjen e tyre në një kohë sa më të shkurtër nëpërmjet bashkëpunimeve ndërinstitucionale si dhe formalizim të rrjetit të ujësjellësit.