Prefekti I Qarkut Vlorë ka zhvilluar një sërë takimesh me qëllim rakordimin e punëve gjatë sezonit turistik, marrjen e masave për të parandaluar zjarret gjatë muajve të nxehtë si dhe bërjen e diskutimeve lidhur me menaxhimin dhe monitorimin sa më të mirë të ujrave detare.
Në takimin e zhvilluar me shtabin e Emergjencave Civile për Qarkun e Vlorës mbledhja e drejtuar nga Prefekti Mamaj, konsistoi në diskutime të përqëndruara te rreziku nga zjarri dhe masat paraprake që duhet të merren për të parandaluar rënien e tij. Në këtë takim morën pjesë anëtarët e shtabit nga të 7 Bashkitë e Qarkut ku një ndër cështjet më së shumti të diskutuara ishte domosdoshmëria e stacionimit të zjarrfikseve sa më pranë zonave të riskut. Duke marr shaks nga zjarret e shumta në verën e vitit të kaluar cështjet e ngritura nga Prefekti Mamaj në diskutim ishin të përqëndruara në marrjen e masave për të mbrojtur pyjet dhe kullotat nga zjarret.
Prefekti u shpreh se është domosdoshmëri zgjidhja e problemeve si, mungesa e mjeteve zjarrfikëse dhe personeli i kufizuar për fikjen e zjarreve, stacionimi i mjeteve zjarrfikës në vatrat me rrezikshmëri të lartë, patrullimi i i policisë në vende me rrezik të madh zjarresh, vonesa e ardhjet së strukturave të FA dhe avionëve për fikjen e zjarreve, investime në infrastrukturën kontrolluese të territorit si: Kamera termike, drone etj. Problemet e ngritura do të bëhen objekt i një plani masash, ku synohen takime në disa zona, të kryetarëve të fshatrave dhe grupeve vullnetare për fikjen e zjarreve. Takimi i parë do të bëhet sa më shpejt në Fshatin Dukat, si zonë që ka më shumë mjedis të gjelbër dhe vitin 2017 ka pasur një numër zjarresh me rrezik dhe Pyllin e Llogorasë.
Ndërkohë Prefekti I Qarkut Vlorë ka vijuar punën duke zhvilluar një takim pune në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional kundër krimit mjedisor në nivel vendor me pjesëmarrje të Z. Bekim Murati Drejtor I Agjencisë së vetqeverisjes vendore, Z. Lulzim Rama nënkryetar I Bashkisë Vlorë, Znj. Ekaterine Kristashvilli, Shefe Departamenti në Detyrë, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, si dhe me prezencë të drejtuesve të institucioneve në nivel lokal.
Gjatë takimit cështjet e diskutuara nga paneli dhe pjesmarrësit konsistonin në problemet dhe sfidat administrative/institucionale për zjarret dhe prerjet e paligjshme, inspektimi I shkeljeve administrative, shtratet e lumenjve dhe hedhjet e paligjshme të mbetjeve urbane, spitalore, konstatimi I rasteve dhe masate marra, shkeljet administrative/penale në menaxhimin e rasteve të peshkimit të paligjshëm, ndotjes detare etj.
Krimi mjedisor është një cështje e cila ka marr vëmendje të vecantë nga qeveria shqiptare vitet e fundit dhe është duke u punuar në përmirësim edhe të kuadrit ligjor më qëllim mbrojtjen e mjedisit.
Prefekti Mamaj theksoi rëndësinë që ka evidentimi real i problemeve të hasura dhe diskutimi i tyre me qëllim arritjen e një bashkëpunimi sa më të ngushtë të të gjitha hallkave dhe institucioneve në zgjidhjen e tyre.
Vlora ka qenë një bazë takimesh të organizuara nga Prefekti I Qarkut Vlorë me të gjithë aktorët dhe faktorët lokal dhe qëndror, me fokus realizimin e një bashkëpunimi ndërinstitucional, me qëllim sigurimin e një sezoni turistik me standarte të larta.