Posted By akshiAdmin
Takim Finiq-Delvinë

Prefekti I Qarkut Vlorë, axhendë të ngjeshur takimesh në kuadër të sezonit turistik – Takime në Bashkinë Finiq dhe Delvinë

Prefekti I Qarkut Vlorë ka zhvilluar një sërë takimesh me qëllim rakordimin e punëve gjatë sezonit turistik, marrjen e  masave për të parandaluar zjarret gjatë muajve të nxehtë.

Lidhur me këtë cështje e cila konsiderohet e një rëndësie të vecantë, duke marr shkas nga eksperincat e vitit të kaluar, ku vatrat e zjarreve ishintë shumta në numër, lind si domosdoshmëri që këtë sezon turistik të merren të gjitha masat për të parandaluar rënien e zjarreve dhe menaxhimin sa më të mirë të vatrave të zjarreve, me qëllim minimizimin e dëmeve në pyje dhe kullota.

Prefekti u shpreh se është domosdoshmëri zgjidhja e problemeve si, mungesa e mjeteve zjarrfikëse dhe personeli i kufizuar për fikjen e zjarreve, stacionimi i mjeteve zjarrfikës në vatrat me rrezikshmëri të lartë, patrullimi i i policisë në vende me rrezik të madh zjarresh, vonesa e ardhjet së strukturave të FA dhe avionëve për fikjen e zjarreve, investime në infrastrukturën kontrolluese të territorit si:  Kamera termike, drone etj.

 

Diskutimet konsistonin në marrjen e masave, pas planit të hartuar, për zgjidhjen e problemeve konkrete. Mamaj në fjalën e tij ka përqëndruar vëmendjen në pikat më të rëndësishme duke dhënë zgjidhje konkrete për situatën dhe orientimin e punës në përmbushjen e cdo pike.

Në bashkinë Finiq PMZSH është e kompletuar me staf, ndërkohë që mungesa e zjarrfikses do të mbulohet nga Bashkia Delvinë dhe Sarandë. Për bashkinë Finiq stacionimi do të jetë në zonën e e Krenës dhe Livadhjas me qëllim mbulimin e gjithë territorit të Finiqit, ndërsa për Bashkinë Delvinë Stacionimi do të jetë në zonën e Delvinës dhe Vergoit. Një makinë me cisternë duhet të jetë përherë në dispozicion ndërkohë që punonjësit e PMZSH duhet të jenë të pajisur me pompa shpine për shuarjen e zjarreve në terrene të thyera. Cdo kryetar fshati duhet të ketë funksional dhe në gadishmëri një grup prej 4-5 personash për të shuar zjarrin në momentet e para. Është domosdoshmëri vendosja e vëzhguesve në zonat kyce si dhe të bëhet përcaktimi i vendeve për furnizimin me ujë të zjarrfikseve dhe orientimi i avionëve drejt rezervuarëve. Të organizohet sistemi i lajmërimit dhe evidentimit të pikave të kontaktit me cdo strukturë dhe individ të përfshirë në situatë zjarri, rrugët të jenë të kalueshme për mjetet me qëllim arritjen sa më pranë vatrave të zjarrit.  Cdo bashki duhet të bashkëpunojë ngushtë me policinë e shtetit me qëllim kapjen e autorëve në rastet kur zjarrvënia ka qenë e qëllimshme – është shprehur Prefekti Mamaj.