Në kuadër të luftës kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, Prefekti i Qarkut Vlorë drejtoi mbledhjen e parë për vitin 2018, për këtë cështje. Drejtuesit e institucioneve përfshirëse në Task-Forcën për të luftuar kanabisin shprehën problematikat e hasura një vit më parë si dhe angazhimin e përgjegjshmërinë për realizimin dhe kombinimin e një sërë masash, të cilat prekin të gjithë ciklin e kultivimit, të përdorimit dhe të trafikimit të lëndëve narkotike.
Vëmendja gjatë mbledhjes u përqëndrua në:
- Shkatërrimin e rrjeteve të kultivimit dhe të trafikimit të lëndëve narkotike
- Krijimi i mundësive për zhvillim të qëndrueshëm në komunitet dhe zonat e prekura
- Evidentimi i zonave me risk të lartë në gjithë qarkun
- Përmirësimi i bashkëveprimit ndërinsitucional për një kontroll efikas të territorit nëpërmjet angazhimit të koordinuar të të gjitha strukturave përgjegjëse në nivel qarku si dhe sensibilizimi publik nën asistencën e OSBE-së
Prefekti i Qarkut Vlorë, Flamur Mamaj gjatë fjalës së tij vendosi theksin në rëndësinë që ka urdhri i i Kryeministrit nr. 51 date 13.04.2017 “Për krijimin dhe funksionimin e strukturave drejtuese dhe koordinuese ndërinstitucionale në nivel qëndror dhe vendor, të ngarkuara me përgjegjësinë e zbatimit të planit të veprimit kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit 2017-2020”, për realizimin e koordinimit dhe bashkëveprimit efektiv në nivel vendor, për një Shqipëri të cliruar nga bimët narkotike, ku dinjiteti, mirëqenia dhe siguria e qytetarëve bazohen tek puna e ndershme dhe respektimi i ligjit.
Misioni ynë do të jetë shkatërrimi i rrjeteve të kultivimit të lëndëve narkotike, si dhe krijimi i mundësive për zhvillim të qëndrueshëm të komunitetit dhe zonat e prekura.
Në gjysmën e parë të vitit 2018 duhet të rishikojmë në kushtet e reja të gjitha marreveshjet ndërinstitucionale, sidomos me bashkitë e Qarkut Vlorë, për parashtrimin e masave radikale në goditjen dhe çrrënjosjen e fenomenit të kultivimit dhe trafikimit të kanabisit.
Mbi treguesit e vitit 2017 do te përmirësojme bashkëveprimet nderinstitucionale për kontroll efikas të territorit, nëpërmjet angazhimit të koordinuar të të gjitha strukturave përgjegjëse në nivel qarku.
Synimi ynë gjithashtu do të jetë sensibilizimi publik, asistencë do të kemi edhe nga OSBE për bashkëpunim, monitorim dhe ndërgjegjësim.
Vlen të theksohet bashkëpunimi me Inter Forcë, pjesë e Ministrisë së Brendshme në Itali.
Në mbyllje të këtij takimi Prefekti i Qarkut Vlorë, Flamur Mamaj kërkoi që institucionet përkatës të task-forcës të tregojnë angazhim dhe përgjegjshmëri në kryerjen e detyrave të ngarkuara nga plan veprimi 2017-2020 dhe duke filluar nga ky moment do të bëhen raportime javore pranë institucionit të Prefektit të Qarkut Vlorë, dhe se brenda datës 20 Mars cdo institucion përfshirës do të dorëzojë plan veprimin.