Prefekti i Qarkut Vlorë ka zhvilluar diten e sotme takim me kreun e Administratës së Zonave të Mbrojtura Vlorë. Prefekti I Qarkut Vlorë bëri kontroll të ambienteve të punës, realizoi takim me stafin e administratës për të diskutuar planin e masave për periudhën e zjarreve dhe sezonit turistik.
Prefekti Mamaj njoftoi drejtuesen Lorela jazaj për takimin në Sarandë në datë 17 Maj mbi mbledhjen e Komitetit të Turizmit. Ndërkohë që u ndal në rëndësinë që ka rapotimi javor dhe mujor pranë Prefektit të Qarkut për përmbushjen e objektivave të parashikuara.
Pikë e rëndësishme e takimit ishte diskutimi në detaje lidhur me procedurat e dhënies së siperfaqeve në përdorim dhe Parkun detar Karaburun-Sazan.