Në kuadër punës dhe udhëzimeve për basenet e lumenjve, kryesisht muajt e fundit, duke i dhënë përparësi mbrojtjes, monitorimit dhe menaxhimit të ujrave të lumenjve është zhvilluar në Vlorë trajnim nga Sekretariati Teknik i Këshillit Kombëtar të Ujit, me temë “Forcimi i rolit të Këshillit të basenit ujor në menaxhimin e integruar të burimeve ujore” (baseni ujor Seman dhe baseni ujor Vjosë), me pjesëmarrje të Znj. Gerta Lubonja Sekretari Kombëtar i Ujit STKKU, Znj. Odeta Cato Përfaqësues I UNDP, Prefektit të Qarkut Vlorë dhe Prefekti I Qarkut Fier.
Finalizimi I Programit Kombëtar Sektorial për menaxhimin e integruar të ujit është një hap shumë I rëndësishëm për arritjen me sukses të një prej prioriteteve të qeverisë, për të patur një pasqyrë të qartë të problematikave shoqëruar nga vendosmëria për zgjidhjen e tyre.
Ky program bazohet mbi parimet e zhvillimit të qëndrueshëm, gjithëpërfshirjes e transparencës duke siguruar zhvillim ekonomik, socil e mjedisor të vendit.
Trajnimi synon aftësimin e punonjësve, për të realizuar performance të lartë pune në këtë sektor.
Pikat në të cilat u përqëndrua trajnimi konsistonte në informacion rreth direktivave të BE-së në menaxhimin e integruar të ujit, menaxhimi I burimeve njerëzore dhe ndarja e rolit dhe përgjegjësisë.
Lidhur me problematikat e hasura, objektivat konsistojnë në:
- Vlerësim paraprak të statusit ekologjik dhe kimik
- Reduktim I rrezikut nga përmbytja
- Rehabilitimi dhe mirrembajtja e digave
- Ruajtja dhe reduktimi I shkallës së erozionit
Për sa I përket baseneve ujor të lumit Seman dhe Vjosë, u realizua prezantimi i hapave të ndërmarra për hartimin e planit të menaxhimit të basenit Seman, faza ku ndodhet si dhe prezantimi I planit të menaxhimit të basenit Vjosë, identifikimi dhe diagnostifikimi i situates aktuale.
Krijimi i sistemit të monitorimit dhe të menaxhimit të informacionit mjedisor në Shqipëri do të jetë në përputhje me standartet dhe praktikat më të mira evropiane.