Posted By akshiAdmin
Zyra Ligjore Vatra

Sot Qendra Psiko – Sociale “Vatra” inauguroi Klinikën Ligjore për viktimat e të gjitha formave të dhunës. 
Klinika ligjore hapet në kuadër të projektit që vatra ka nisur zbatimin prej muajit janar 2018 “Rritja e aksesit të viktimave të të gjitha llojeve të dhunës në drejtësi dhe përmirësimi i shërbimeve ligjore për to”, të mbështetur nga projekti “Përfshirja sociale për një sistem drejtësie funksional dhe të hapur në Shqipëri”, të zbatuar nga “Save the Children in Albania”, në partneritet me QSHPLI – Qendra e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara të financuar nga fondet e Bashkimit Europian.

Aktiviteti u pershëndet nga Zv. Ministrja e Drejtesisë Znj. Teuta Vodo, Drejtorja e Organizatës Save the Children Z. Anila Meco, Kryetari Bashkisë Vlorë Z. Dritan Leli, Kryetari i Qarkut Z. Ervis Mocka, Prefekti Qarkut Z. Flamur Manaj dhe Kryetari Gjykatës Z. Skender Haluci.

Pjesëmarrës ishin drejtues të institucioneve vendore përgjegjës për ofrimin e shërbimit ndaj viktimave të dhunës, organizata të shoqërisë civile dhe media.