Posted By akshiAdmin
Analiza vjetore mbi performancën e Institucionit të Prefektit të Qarkut Vlorë për vitin 2017.

Analiza vjetore mbi performancën e Institucionit të Prefektit të Qarkut Vlorë për vitin 2017.

Nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Vlorë Z. Flamur Mamaj u zhvillua analiza vjetore mbi aktivitetin dhe performancën e Institucionit të Prefektit për vitin 2017.

Analiza pasqyroi në detaje të gjithë treguesit e punës, bazuar në planin e punës së Institucionit dhe objektivat e qeverisë.

Në këtë analyze morën pjesë shefat dhe specialistët e të gjithë sektorëve. Çështjet kryesore që u trajtuan gjatë kësaj analize përfshinë kryesisht punën e realizuar dhe problematikat e evidentuara, me qëllimzgjidhjen e tyre për të pasur rendiment pune më të lartë. Shefat dhe specialistët e sektorëve diskutuan mbi ecurinë e deritanishme në zbatim të detyrave të planifikuara dhe nivelet e arritura.

Në përfundim Prefekti vuri theksin në rëndësinë që I duhet kushtuar përcaktimit të objektivave për të ardhmen. U dhanë rekomandimet e duhura me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të punës dhe performances në çështje të cilat kërkojnë përkushtim dhe angazhim nga të gjitha strukturat.