Posted By akshiAdmin
GIZ takim në Konispol: Prefekti i Qarkut Vlorë Flamur Mamaj, prezent në Konispol për zhvillimin e Turizmit

Në kuadër të zhvillimit strategjik të turizmit në Bashkinë e Konispolit, kjo e fundit ka organizuar një takim ne bashkëpunim me GIZ, me pjesëmarrje të Z. Hans Jurgen Kasen Drejtor i GIZ për Shqipërinë, Znj. Albana Dhimitri Drejtore Ekzekutive e IP3,  dhe Prefektit të Qarkut Vlorë Flamur Mamaj, si dhe biznesmen ne fushën e turizmit dhe bujqësisë në Konispol.

Gjatë fjalës së tij Prefekti Mamaj ka vlerësuar hartimin e strategjisë për turizmin dhe rëndësinë që ka në zhvillimin e zonës.

Ky takim ka vijuar me pyetje dhe dialog midis pjesmarrësve, me qëllim pasjen e një bashkëpunimi sa më të ngushtë midis të gjithë faktorëve, për një zhvillim sa më të gjerë të zonës së Bashkisë Konispol në fushën e turizmit dhe bujqësisë.

Në fund të takimit, Prefekti Mamaj dhe të tjerë pjesmarrës në takim mbollën pemë, kjo edhe në kuadër të nismës së qeverisë shqiptare për kurorat e gjelbra.