Posted By akshiAdmin
Mbledhje – Aksioni i ujit

Në kuadër të aksionit të furnizimit me ujë të pijshëm, ditën e enjte Prefekti I Qarkut Vlorë ka organizuar mbledhje me drejtuesit e ujësjellësit të Qarkut Vlorë si dhe me pjesëmarrjen e Zëvendësministrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës Z. Hantin Bonati, këshilltares për çështjet e ujit në Ministrinë e Infrastukturës dhe Energjisë Znj. Lindita Sotiri dhe Drejtorit të Përgjithshëm të AKUK-së Z. Arben Skënderi. Mbledhja kishte për qëllim bërjen e analizës për ecurinë e aksionit të ujit në Qarkun Vlorë për periudhën 01.02.2018 – 12.03.2018, problematikat dhe vështirësitë e hasura deri tani dhe marrja e masave përzgjidhjen e tyre, përmirësimi i vazhdimësisë së aksionit, realizimi i objektivave të kërkuar brenda afatit të përcaktuar.

Prefekti i Qarkut të Vlorës Flamur Mamaj në fjalën e tij vuri theksin në rolin që Prefekti ka pasur dhe do të ketë në kontrrollin e performancës së Drejtorive të Ujësjellsave, dhe mbështetja e pakushtëzuar për mbarëvajtjen e këtij aksioni.

Synimi që kërkohet të arrihet konsiston në evidentimin dhe marrjen e masave për institucionet debitore, bizneset me lidhje të paligjshme dhe debitore, abonentët familjarë debitor ose pa kontratë si dhe pajisja me matësa për të gjithë abonentët.

Brenda afatit të lënë në fuqi nga qeveria kërkohet të mos ketë asnjë institucion, biznes ose abonent familjar pa kontratë, pa matës, me detyrime të prapambetura të papaguara ose pa aktmarrveshje, ose me lidhje të jashtëligjshme.

Duhet punuar dhe lobuar që bizneset të mbajnë përgjegjësi për ujin e konsumuar, si dhe të ndërgjegjësohen se funksionimi i institucionit të Ujësjellës sh.a do të jetë duke u përmirësuar, duke qenë larg imazhit të punës së kryer gjatë viteve të shkuara. Ekziston një mospërputhje midis harxhimit të ujit dhe pagesës në fund të muajit kryesisht tek bizneset, të cilat nuk paguajnë për aq ujë sa konsumojnë.

Gjatë takimit u sugjerua ndarja e territorit në njësi, për të bërë një punë më të strukturuar dhe efektive, gjatë ushtrimit të kontrrollit në cdo biznes. 

Prefekti i Qarkut Vlorë, sugjeroi se për një punë me eficente duhet që bashkëpunimi midis Ujësjellësit dhe Drejtorisë së Policisë, të jetë më i ngushtë, për rastet kur bizneset kanë lidhje të paligjshme.

Prefekti i Qarkut Vlorë, në javët në vazhdim ka planifikuar takime dhe kontrrolle në 7 drejtoritë e Ujësjellsave, në Qarkun e Vlorës, me qëllim përmbushjen detyrave dhe mbarëvajtjen e aksionit të ujit, brenda afatit të përcaktuar nga qeveria shqiptare.