Posted By akshiAdmin
Prefekti i Qarkut zhvillon vizitë dyditore në Bashkinë e Sarandës

Në kuadër të një bashkëpunimi sa më të ngushtë me të gjitha institucionet, Prefekti i Qarkut Vlorë, ka zhvilluar një vizitë dy ditore në Bashkinë e Sarandës, me qëllim njohjen e problematikave dhe zgjidhjen e tyre, si dhe mbarëvajtjen e punës në përgjithësi.   Takimi i parë është zhvilluar me Drejtorin e sh.a Ujësjellës Sarandë Z. Sheme Lulo, ku u diskutua për aksionin e rëndësishëm të ujit, implementimi i të cilit është shtrirë në të gjithë vendin, nën një vëmendje të vecantë të qeverisë shqiptare. Reforma e ujit është shoqëruar me problematika të vogla të cilat ishin parashikuar, dhe se institucioni i sh.a Ujësjellës ka marr të gjitha masat për ti kaluar me sukses. Sipas Dr. të këtij institucioni nga data 1 Shkurt 2018 janë hedhur në sistem 302 procesverbale, kryesisht biznese të mëdha, me faturim mbi 5.000.000 lekë, ndërkohë që janë nisur për procedim penal dhe janë gjobitur 10 biznese për lidhje të paligjshme. Institucioni sh.a Ujësjellës Sarandë ka një performancë të mirë pune, e reflektuar në rritje të numrit të lidhjeve të reja, duke luftuar me sukses informalitetin.   Takimin e dytë Prefekti Mamaj, e ka realizuar me Drejtuesit e Drejtorive Qëndrore në nivel lokal. Fokusi i këtij takimi konsistonte në njohjen e problematikave që hasen në përditshmëri dhe zgjidhjen e tyre për një mbarëvajtje të punës. Takimi kishte përparësi diskutimin e aksioneve të ndërmarra nga qeveria shqiptare, si aksioni i ujit të pijshëm, aksioni për një Shqipëri të pastër dhe krijimi i kurorave të gjelbra. Cdo drejtori duhet të krijojë kulturë vijimësie për pasurimin e kurorave të gjelbra. Vëmendje e vecantë iu kushtua diskutimit të performancës së administatës, zgjidhja e qytetarëve dhe eleminimi i burokracive. Prefekti i Qarkut Vlorë, dha mesazh të qartë për njohjen e problematikave dhe ndjekjen e tyre deri në zgjidhje.   Takimi i tretë u zhvillua me Këshilltarët e Këshillit Bashkiak të qytetit të Sarandës. Në këtë takim Prefekti i Qarkut Vlorë theksoi mbështejtjen e tij në funksion të ligjshmërisë së vendimeve. Takimi ishtë tejet produktiv, ku këshilltarët pa dallime politike ngritën problematika të ndryshme për diskutim. Një problem serioz që kërkon një zgjidhje emergjente, konsiston në krijimin e mundësive për të rikonstruktuar shkollat e qytetit. Ndër rastet më emergjente është investimi për rikonstruksion të gjimnazit ‘Hoxha Tasim’. Një tjetër shqetësim i përbashkët i Këshilltarëve ishte rendi dhe siguria në qytet, për zgjidhjen e të cilit u kërkua që në mbledhjen e radhës të jetë prezent dhe Drejtori i Policisë. Ky takim u mbyll me premtimin e Prefektit të Qarkut Vlorë, për vijimësinë e takimeve të tilla, për zgjidhjen e problematikave dhe mbarëvajtje të punës së institucioneve më qëllim rritjen e performancës në funksion të qytetarëve.   Prej ditës së parë në funksion të Prefektit Mamaj, është vën re se axhenda e takimeve të tij ka qenë gjithpërfshirëse me të gjitha institucionet në të gjithë Qarkun, për të njohur nga afër problematikat dhe për ti dhënë zgjidhje sa më eficente në një kohë sa më të shkurtër. Takime të tilla do të jenë të vazhdueshme dhe përseritëse për të ruajtur një marrdhënie të ngushtë bashkëpunimi më të gjitha instancat, por edhe për të bërë të mundur që roli i Prefektit të jetë tërësisht në funksion të qytetarëve.