Posted By akshiAdmin
Kryeministri Rama – Takim me biznesin në Vlorë

29571439_221729455047785_8584604204703043766_n
29572858_221729408381123_9207542219781947552_n
29571185_221729595047771_6161787533397852703_n

Sot në Vlorë, me përfaqësues të biznesit, u prezantuan rekomandimet e Strategjisë së re të Punësimit, nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, me pjesëmarrjen e Kryeministrit Z. Edi Rama, në kuadër të hartimit të Programit Kombëtar “Punësimi 2021” qëllimi kryesor i të cilit është ulja e papunësisë.

U diskutua rreth sfidave kryesore që ka patur qeveria që në mandatin e saj të parë që lidhet me ngushtimin e hendekut midis rritjes ekonomike dhe papunësisë, uljen e informalitetit në punë, rritjen e arsimit profesional duke bërë që të rinjtë të kualifikohen për një profesion të caktuar e duke u përshatur kështu me tregun aktual të punës.

Një vëmendje e veçantë u tregua për mundësitë që do t’u jepen grupeve të veçanta të të papunëve, si individëve të paarsimuar ose me nivel arsimor bazë për të cilët shteti, nëpërmjet zyrave të punës, do të paguaj drejtëpërdrejtë për trajnimin e tyre. Ky program do të realizohet nga bizneset e ndryshme private të cilat shfaqin interesin për të aplikuar për programe punësimi.

Në takim u fol për shumë vende të lira pune në ndërmarjet private të qytetit të Vlorës. U ngritën edhe shqetësime nga biznesmen të ndryshëm. Më kryesorja është nevoja që ka tregu i punës për punonjës të kualifikuar.